Kryefjala Logo

Pesë qytete që mund t’i vizitoni vetën nën ujë

9 Tetor, 2021 | 10:43 am

Kemi dëgjuar për legjendën e Atlantis, por pas shumë kërkimeve janë zbuluar dhe disa qytete të tjera që gjendjen brenda nën ujë .

1-Piramidat e Yonaguni-Jima, Japoni

Edhe sot e kësaj dite ende ka dyshime nëse ky monument është i bërë nga dora e njeriut apo thjesht diçka shkaktuar nga natyra.

2-Port Royal, Jamaica

Dikur Port Royal është cilësuar si vendi më i lig në të gjithë botën, por kjo ishte deri në vitin 1692 pasi një tërmet masiv e tundi ishullin Jamaica duke zhytur kështu Port Royal nën ujë dhe duke vrarë 2,000 banorë.

3-Qyteti i Luanit në lumin Quiandao, Kinë

Është gjykuar si qyteti më i bukur që gjendet nën ujë dhe me të vërtetë është një kryevepër.

4-Pallati i Kleopatrës, Alexandria, Egjipt

Në Alexandri gjendet ajo që besohet të jetë pallati i Kleopatrës. Mendohet të jetë zhytur për shkak të një tërmeti që ka ndodhur 1,500 vite më parë. Për shkak të interesimit të madh të turistëve, do mundësohet një mënyrë që të vizitojnë Pallatin e Kleopatrës.

5-Dwarka në Indi

Qyteti i vjetër i Lord Krishna është menduar deri vonë si një mit, por mesa duket ai është i vërtetë dhe gjendet nën ujë. Është zbuluar në vitin 2000.Gjithashtu ky monument i ka surprizuar arkeologët sepse është ndërtuar në një mënyrë shumë të rregullt, simetrike.

Të ngjashme