Pesë gjëra në dollapin tuaj që lahen një herë në vit.Cilat janë?

1.Xhinset tuaja origjinale

Këto janë material më i ndjeshëm dhe kërkojnë vetëm freskim apo pastrim me avull, ruani kualitetin e tyre duke i pastruar në cikël të shpejtë edhe atë jo me ujë të nxehtë, por gjihnjë me ujë të ftohtë dhe kurrë mos i futni në tharëse.

2.Pelerina juaj klasike e leshtë

Një zot e di se sa e vjetër është kjo apo sa gjatë e keni veshur, andaj edhe mos e sfidoni shpesh në makinën larëse. Natyrisht, jepni një larje të ngrohtë mënjëherë pas blerjes, por më pas trajtojeni vetëm duke e ajrosur dhe duke e krehur me furçë.

3.Xhaketa juaj prej lëkure

Lëkura nuk është e lirë, andaj edhe lëreni në dorë të profesionistëve kur vie koha për pastrim. Ju mund ta pastroni vetëm me ndonjë leckë të lagur. Vetëm sigurohuni që të thahet mirë nga uji para përdorimit. Mos harroni ta mbani diku ku ka ajër të ventiluar në dollapin tuaj.

4.Unazat e dasmës

Thjeshtë edhe vetëm duke larë duart ju mund të pastroni unazën tuaj të martesës, por është mirë që të bëni ndonjë vizitë në artari një herë e një kohë ose jepni një avull me ujë të pastër për të larguar çdo papastërti.

5.Atletet tuaja ‘fashion’-iste

Nuk po flasim për atletët me të cilat ushtroni në palestër, sepse ato duhet patjetër t’i lani sa më shpesh që të mundeni. Por, po flasim për modele në modë që i vishni me delikatesë sepse nuk i keni blerë të lira, por keni investuar shumë në to. Pasi t’i bleni, trajtoni njollat me ujë për të shmangur papastërtitë. Por, kurrë mos i futni shpesh në lavatriçe sepse humbin cilësinë. Një herë në vit konsiderohet e mjaftueshme për t’i larë në makinë larëse në mënyrë që të zhduken bakteriet e mundshme.

Previous articleKëpucë të reja?Kemi një metodë si t’i zgjeroni mëse janë të ngushta
Next articleGjyshja e Ajola Xoxe godet serish? Si justifikohet fustani 2700 dollare ne premieren e Operas?