Kryefjala Logo

Pesë fazat që kalon çdo vajzë në Instagram pas ndarjes

7 Tetor, 2021 | 12:24 pm

Janë disa veprime tipike që pothuajse të gjitha vajzat në ‘Instagram’ bëjnë pasi ka mbaruar lidhja e tyre.

•Hapi i parë është fshirja e fotove me partnerin. Ndoshta të ndikuara edhe nga inati i sapo ndarjes, gjëja e fundit që vajzat duan të shohin është fytyra e ish-it në profilin e tyre.

•Së dyti, nëse kanë pasur atë drynin dhe shkronjën e tij të parë në Bio, e sigurtë që sdo t’i shihni më. Përgjithësisht zëvendësohen me ndonjë shprehje filozofike për të treguar se sa shumë e duan veten dhe se një djalë nuk të duhet për asgjë.

•Së treti ndarja përfundimtare në botën e teknologjisë vjen atëherë kur ju të dy nuk e ndiqni më njëri-tjetrin. Dhe nëse ai/ajo nuk të ndjek më në ‘Instagram’ atëherë gjërat janë bërë serioze dhe kalojmë tek hapi i katërt

•Papritur fillojnë të shtohen ndjekësit e rinj e bashkë me ta dhe pëlqimet në fotot e tua.

•Hapi i pestë konsiston në shfaqjen e vajzave sa më të lumtura. Përgjithësisht vërshojnë postime ku ajo del me shoqet dhe argëtohet. Çdo ditë diçka e re sepse ajo realisht po bën shumë qejf dhe jo, nuk po vuan.

Të ngjashme