Kryefjala Logo

Për dhimbjet e shpeshta të kokës,këshilla si të qetësoheni

3 Tetor, 2021 | 11:05 am

Të gjithë keni ndjerë të paktën 1 herë dhimbje koke që ju kanë larguar përqendrimin dhe ju kanë shkaktuar shqetësim.

Ka dy lloje shqetësimesh që shkaktohen më shpesh në zonën e kokës:

E para është dhimbja që shkaktohet nga tensioni rreth kokës. Ky lloj shqetësimi i jep një personi një dhimbje konstante rreth kokës dhe zakonisht lidhet me qëndrimin e keq në timon apo zyrë.

E dyta është migrena e cila është një dhimbje e vazhdueshme në anë të kokës ose në ballë. Ndonjëherë disa persona ndjejnë edhe nevojën për të vjellë.

Për t’u qetësuar sugjerohen të ndjeni vajra aromatik ose vajra me aromë më të lehtë si vaji i arrës së kokosit.

Duhet të masazhoni qafën dhe shpatullat 1 herë në orë, ose thjesht t’i çlironi me anë të lëvizjes.

Qëndroni të hidratuar.

Nëse asnjëra nga këto nuk funksionon provoni të vizitoheni dhe të bëni testet e nevojshme për të kuptuar çfarë e shkakton dhimbjen.

Të ngjashme