Për çfarë ankohen më së shumti çiftet?Përgjigjja është për të qeshur!

Disa prej rasteve më të çuditshme po ua listojmë më poshtë:

“Ish-bashkëshorti im ankohej se omleta që gatuaja unë ishte shumë e fryrë”!

“Gruaja ime ankohet se përdor shumë letër higjenike”!

“Mamaja ime ankohet se babi e ndjek nëpër shtëpi me protezat e vëna duke i kënduar e duke u përpjekur ta puthë”.

“Një mikesha ime më ankohej shpesh se bashkëshorti e pyeste përherë çfarë donte të porosiste për të ngrënë. Ajo dëshironte që ai ta dinte vetë çfarë i hahej asaj”.

“I dashuri im ankohet shumë për macen time, por më pas e kap duke e perqafuar”.

“Ime më ankohet se babai nuk pëlqen ushqime të caktuara. E keqja në këtë mes është që ajo vet i do shumë, prandaj gatimi i tyre kthehet në problem”.

“Sa herë gruaja më ankohet për qimet e mjekrës në lavaman, i tregoj foton e flokëve të saj që bien në dush”.

“Gruaja ime ankohet se të gjitha kartat e saj të kreditit janë në një ngjyrë. Të gjitha janë SILVER”./revistawho

Previous articleNuk di të kursehet Paolo Fox në ditën e parë të muajit nëntor
Next articleSi t’i japësh fund zënkave pa mbarim me partnerin