Kryefjala Logo

Pëlqeni një mashkull? Lëvizjet për ta sjellë në krahët tuaj.

14 Tetor, 2021 | 12:24 pm

Nëse doni të bëni për vete mashkullin ideal atëherë ndiqni këto këshilla.

1-Përdorni ngjyrat e kafesë

Tonërat në ngjyrë ari janë shumë të bukura, sidomos nëse doni të shndërrisni nën dritën e reflektorëve, por gjithmonë duhet të keni kujdes që të mos ekzagjerohet. Zgjidhni ngjyrën e bardhë nëse keni lëkurë me pigment të fortë dhe nëse keni lëkurë të zbehtë, këshillohet që të përdorni ngjyrat e forta. Nuk këshillohet që të përdorni kremra të cilët mund të krijojnë edhe efektin e një lëkure më të nxirrë sepse mund të krijojnë një raport mjaft të keq me tonërat e syve. Mund të jetë e vështirë t’i rezistoni ngjyrave të errta për sytë por një gjë e tillë këshillohet fuqishëm gjatë këtij sezoni.

2-Jo shumë rimel

Shmangni përdorimin e shumtë të rimelit, sepse një gjë e tillë e zbeh dhe e shuan shikimin tuaj. Asnjëherë mos vendosni rimel mbi sy që janë të lyer sepse efekti vizual do të ishte shumë negativ.

Mos përdorni shumë fondotinë, sidomos të një ngjyre e cila bie shumë në sy e kontrastohet dukshëm me lëkurën tuaj, dhe kjo bën që të krijohet dallimi i tmerrshëm në pjesën e qafës. Përsa i përket buzëkuqit përdorni ngjyra të lehta. Shpesh herë gabimet që bën një femër, kanë lidhje me mënyrën sesi ajo trukohet pasi tenton të përdorë make-up të rëndë.

Të ngjashme