Kryefjala Logo

Pas festave jeni shëndoshur apo keni thjesht fryrje barku?Zbulojmë ndryshimin

3 Janar, 2022 | 12:52 pm

Sasia e madhe e karbohidrateve në dietën ushqimore mund të jetë arsyeja për një stomak të fryrë. Mos konsumoni më alkool dhe kontrolloni sasinë e sheqerit.

•Sasi e pamjaftueshme e ujit

Një numër shumë i madh problemesh shëndetësore shkaktohen nga dehidratimi. Sasi të mëdha të alkoolit dhe kafesë mund të çojnë në këtë problem. E mbani mend kur mund të keni pirë 6-8 gota ujë në ditë?

•Stresi kronik

Stresi është një nga shkaqet kryesore që mund të shkaktojë fryrje. Sistemi juaj tretës nuk mund të performojë funksionin e tij të plotë nën stres. Dhimbja e stomakut dhe kapsllëku mund të shkaktojnë fryrjen. Mund ta ndaloni këtë gjendje duke e lehtësuar veten tuaj nga energjitë negative

•Mos hani shpejt

Përpiquni të hani me kafshata të vogla dhe t’i përtypni ato mirë, në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë. Kjo shërben edhe për të qëndruar të shëndetshëm, të largoni fryrjen dhe për të humbur peshë.

Të ngjashme