Kryefjala Logo

Pa zemër nuk mund të jetojmë prandaj ndiqni këto këshilla për ta bërë atë të lumtur

15 Dhjetor, 2021 | 12:02 pm

•Qeshni shpesh

Kur vjen fjala tek shëndeti i zemrës, ka një të vërtetë në shprehjen: “E qeshura është ilaci më i mirë!” Studimet kanë treguar se e qeshura jo vetëm redukton hormonet e stresit në trup, por edhe redukton inflamacionet e arterieve dhe rrit nivelet e HDL-së (kolesteroli i mirë) në gjak.

•Hani ushqime miqësorë për zemrën

Acidet me yndyrë Omega 3 janë ushqimet e përsosur për një zemër të shëndetshme. Megjithatë, trupi ynë nuk mund t’i prodhojë këta acide dhe ne kemi nevojë t’i marrim përmes suplementeve ushqimorë. EPA dhe DHA janë dy acide omega 3 që i gjen tek vaji i peshkut

•Ndaloni stresin

Studimet kanë treguar se shumica e atakëve në zemër ndodhin në mëngjes, kur nivelet e kortizolit (hormon i stresit) janë në kulm. Nëse arteriet tuaja janë të mbushura prej kolesterolit, rrjedha e gjakut drejt zemrës bllokohet. Shtojini kësaj stresin prej orëve të gjata të punës dhe shqetësimeve të jetës së përditshme, dhe kështu keni recetën e përsosur për një atak në zemër. Krijojini vetes pak kohë për t’u marrë me një hobi apo për t’u relaksuar me miqtë.

Të ngjashme