Kryefjala Logo

Obeziteti tek gratë.Shqipëria e treta në Europë.

23 Korrik, 2021 | 11:02 am

24.4% e grave në vendin tonë konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën nga 15 deri në 59 vjeç.

Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror,pra kg per m2.Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë.

Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%).

Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë Rumunët (8.3%) dhe Italianët (11.4%)ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 14.1%.

Të ngjashme