Kryefjala Logo

Njihuni me dietën më të kërkuar në google për vitin 2021

25 Dhjetor, 2021 | 1:12 pm

Dieta Mesdhetare në bazë të studimeve të bëra ka treguar që mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti.

Sipas kësaj diete konsumohen :

– proteina të buta dhe një sasi minimale mish të kuq, që e bën këtë dietë miqësore me zemrën.

– kos dhe djathë të cilat janë burim i  mirë i kalciumit, bakterieve të mira të zorrëve dhe proteinave.

– agrumet janë të pasura në proteina dhe fibra dietike ( portokalle, limona, manderina, qitro)

– arrat janë të mbushura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme që parandalojnë inflamacionin që nxit shtimin në peshë.

Nuk lejohen:

–  të gjitha llojet e ushqimeve të përpunuara dhe të artificializuara që kanë sasi të larta kripe, sheqeri dhe yndyrnave trans.

Sipas kësaj diete këshillohet:

-Mishërat -1 herë në muaj ose në sasi të vogla

-Vezë, djathë, shpendë, kos- çdo ditë dhe çdo javë

-Peshku, ushqime deti- disa herë në javë

-Vaji i ullirit-në sasi të qëndrueshme

-Fruta/perime- në porcione të përditshme

-Drithërat e plota, buka, arra, fasule, makarona- porcione të përditshme

– ëmbëlsirat-1 herë në muaj ose në sasi të vogla.

Të ngjashme