Kryefjala Logo

Një profesor i psikologjisë jep recetën për tu dukur më tërheqës

18 Dhjetor, 2021 | 12:05 pm

•Jill Weber

1. Mos e merrni veten shumë seriozisht.

Ju nuk duhet të jeni të përsosur për të pasur marrëdhënie të forta dhe dashuri në jetën tuaj. Në fakt, është e papërsosura që i bën njerëzit të ndjehen rehat. Eshtë një lloj intimiteti që merr kontrollin, një ndjenjë që mund të jeni të hapur me këtë person, sepse ata janë duke u hapur me ju. Natyrisht, është e rëndësishme të lidheni me njerëz mbështetës dhe jo toksikë. Në përgjithësi, shumicën e kohës, me shumicën e njerëzve, ndjenjat negative që të tjerët komunikojnë ose nënkuptojnë rreth jush, nuk janë fyerje ndaj karakterit tuaj. Mos i kushtoni vëmendje të tepërt perceptimeve të cekëta; lërini gjërat të “rrëshkasin”.

2.Jetoni për veten tuaj.

Njerëzit të cilët kanë një ndjenjë qëllimi dhe të kuptuari janë bindës, sepse ata projektojnë forcë. Duke u ndalur në mënyrën se si të tjerët mund t’ju gjykojnë, ju humbni kohën e çmuar, që mund ta shpenzoni për të marrë atë që dëshironi nga jeta. Bëjini vetes këto pyetje: Çfarë më sjell lumturi? Çfarë do të dëshiroja të bëja në këtë jetë? Çfarë më sjell një ndjenjë mirëqenieje dhe kënaqësie? Dhe pastaj heshtni zërin e dyshimit në kokën tuaj

3.Kujdesuni për veten

Njerëzit që kujdesen për veten janë më tërheqës, sepse ata rrezatojnë disiplinë vetiake. Të jesh nën kontroll të vetvetes, do të thotë që të tjerët nuk ju përjetojnë si një barrë për të cilën do të duhet të kujdesen. Hani ushqim me vlera, stërvituni rregullisht, dhe kujdesuni për shëndetin emocional.

Të ngjashme