Kryefjala Logo

Një në tre persona përgjigjen në telefon gjatë aktit. Kjo ka një arsye.

15 Tetor, 2021 | 11:27 am

Sipas një hulumtimi të bërë në Univesitetin e Durhamit, teknologjia po ndërhyn shumë në marrëdhëniet sentimentale, madje shumë çifte pranojnë se janë më të dhënë ndaj telefonit se sa ndaj partnerit/es të tyre.

Megjithëse është vërtetuar se telefoni në fazat fillestare  është një afrodiziak,  i cili afron çiftet me tekste flirtuese dhe fotografi, hulumtimi tregon  se koha e tepërt në pajisje, është një fikës i epsheve.

Eshtë konkluduar se një në tre persona përgjigjen në telefon gjatë marrëdhënies seksuale.

“40 % e pjesëmarrësve kanë rezultuar se  e teprojnë me përdorimin e pajisjeve të mençura pasi kanë pranuar se e kanë shtyrë seksin prej celularit.

Të tjerë kanë thënë se e kanë nxituar marrëdhënien, në mënyrë që t’i përgjigjen mesazhit, në momentin që e kanë dëgjuar sinjalin.

Ndërkohë 10% e pjesëmarrësve e kanë përshkruar telefonin, si ‘femra tjetër në martesën tonë’.

Mesazhi kryesor, sipas Dr McCormack, është se teknologjia dhe telefonat e mençur, janë në qendër të organizimit të lidhjeve moderne romantike  në të dy format, si pozitive dhe negative

Të ngjashme