Nga vjen origjina e traditave më të njohura të Krishtëlindjeve:

1-Pema e Krishtlindjes

Pema moderne e Krishtlindjes mendohet se vjen nga Gjermania e viteve 1500-1800, por historianët besojnë se kanë qenë paganët ata të cilët i kanë përdorur këto pemë. Degët jeshile të pemës mendohej se largonin shpirtrat gjatë solsticit dimëror.

2-Dritat e Krishtlindjes

Familjet e pasura gjermane në shekullin e 18-të i dekoronin pemët e tyre me qirinjë, të cilët i kapnin në degë me anë të dyllit të shkrirë. Dritat elektrike të Krishtlindjes nuk ishin ende të shpikura deri ne vitin 1930 dhe nuk përdoreshin jashtë shtëpisë deri ne 1980.

3- 1 Çorapet e Krishtlindjes

Kjo traditë e ka origjinën nga një histori Krishtlindjesh. Historia tregon për një burrë që kishte tre vajza, por nuk kishte para që t’i martonte ato. Legjenda thotë se Saint Nick, një i pasur që jetonte në të njëjtin vend me burrin e varfër, vendosi që ta ndihmonte. Ai vendosi tre çanta me flori brenda çorapeve të Krishtlindjes, që në momentin kur burri i varfër dhe vajzat ta shikonin të lumturoheshin dhe mos shqtësoheshin më për varfërinë e tyre.

Previous articlePër disa qetësi dhe për të tjerë jo.Parashikimi i Paolo Fox
Next articleQë Viti i Ri të vijë i mbarë,kush duhet të hyjë i pari në shtëpi?