Kryefjala Logo

Nga sot përdorni vetëm çokollatë të zezë.Do mahniteni

11 Dhjetor, 2021 | 1:53 pm

1-Qarkullimi i gjakut:

Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut.


2-Aleat i zemrës: Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.
3-Sëmundjet kardiovaskulare: Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare
4-Përmirëson shikimin: Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar  kështu shikimin.
5-Nxit rritjen e ngopjes: Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.
6-Rrit përqendrimin dhe të mësuarin: Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.
7-Diabeti: E gjitha për t’u verifikuar, por për shkak se vlerat e tij rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.
8-Miku i lëkurës: Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.
9-Redukton kollën: Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke e ulur atë.
10-Ngre moralin: Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depression, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë.

Të ngjashme