Kryefjala Logo

Nëse kjo është mënyra juaj për të flirtuar,jeni një femër e zgjuar

6 Nëntor, 2021 | 12:14 pm

Higher Perspectives jep  sjellje tipike të femrave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë femrat e ëndrrave:

Ato nuk kanë frikë nga vetmia

Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen. Ndaj nëse një ‘femër e zgjuar’ ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurt se ju ka mirëmenduar.

Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë

Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatë; ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.

Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë

Përvoja dhe intuita e një femre që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje. Një femër e zgjuar e ka të qartë se çfarë do, dhe nuk lëkundet nga një tërheqje e thjeshtë.

Flirti nuk është prioriteti i tyre

Femrat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.

Tërheqja është vetëm hapi i parë

Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.

Të ngjashme