Kryefjala Logo

Nëse keni respekt per veten,këto gjëra nuk do t’i toleroni ndaj askujt!

12 Dhjetor, 2021 | 1:11 pm

1. Të kënaqin të tjerët
Në fund të ditës, ju duhet të bëni vetëm atë që ju bën të lumtur, dhe të ndiqni instiktin tuaj. Harrojeni që të përpiqeni për të bindur të tjerët; ata vetëm do të përpiqen që t’ju pengojnë shumicën e kohës.

2.Qëndrimi në vend
“Një zonë rehatie është një vend i bukur, por asgjë nuk rritet atje.”
Nëse ju shikoni përreth, bota duket si një vend mjaft i frikshëm, dhe kaq shumë njerëz vendosin të mbeten në rrjetën e tyre të sigurisë, për aq kohë sa të jetë e mundur, për të shmangur çdo gjë të pakëndshme.

3.Një pikëpamje negative për veten e tyre
“Ji i vetëdijshëm për të folurit me vetveten; është një bisedë me universin”. – David James Lees
Nëse ju doni që realiteti juaj të duket më pozitiv dhe i gjallë, atëherë mendimet tuaja duhet të reshtohen në një linjë me atë se si doni që të duket bota juaj.

4.Të punuarit në një punë që “të ha shpirtin”
Për fat të keq, shumica e njerëzve punojnë në punë që ata e urrejnë, vetëm e vetëm për të paguar faturat. Megjithatë, ju nuk duhet të bëheni një statistikë; mund të lini atë punë që ju “shteron” dhe të kërkoni për diçka tjetër, që me të vërtetë do të përmbushë shpirtin tuaj.

5.Marrëdhënie tejet kontrolluese
Nëse keni miq ose një partner që përpiqet të diktojnë çdo aspekt të jetës suaj, atëherë kjo patjetër duhet të ndezë këmbanat e alarmit në kokën tuaj. Kurrë nuk duhet të toleroni dikë që dëshiron të manipulojë dhe kontrollojë marrëdhënien tuaj.

Të ngjashme