Nëse jeni në dilem për të marrë një kafshë shtëpiake,ju japim një dorë!

Kohët e fundit po diskutohet gjithmonë e më tepër për kafshët shtëpiake.

Shumë janë pro birësimit të tyre, të tjerë janë kundra.

Por nëse ju hyni në grupin e atyre njerëzve që e dëshironi dhe nuk e keni ndërmarrë hapin akoma, studiuesit ju japin një arsye të fortë.

Nëse jeton në qytet dhe nuk ke një kafshë shtëpiake je i rrezikuar më shumë nga sëmundjet nervore dhe stresi kronik. Madje ato janë edhe një arsye që të bënë të dalësh nga shtëpia dhe të shpenzosh kohë në ajër të pastër, e vlefshme kjo për fëmijët.

•Ata  nxisin të qeshura, lojëra të ndryshme, na kujtojnë që të mos e marrim jetën aq seriozisht.

•Kur fëmijët rriten ata mësojnë t’i kuptojnë më mirë shokët apo kolegët e punës, biles dhe duke lexuar “gjuhën e trupit” e nevojshme për t’i kuptuar më mirë të tjerët.

•Stimulim mental. Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.

Previous articleVIDEO/ Tension në mbledhje! Shahen me njëri-tjetrin zyrtarët shqiptar:“ t’i jap në dorë o hajvan…”
Next article“Sa më hahej diçka e ëmbël”Fraza pas çdo vakti ka një shpjegim shkencor