Kryefjala Logo

Nëse je beqare,mos i lër këto gjëra pa bërë!

25 Nëntor, 2021 | 1:27 pm

1. Të ecësh lakuriq në shtëpi.

Mbase një nga veset me sekrete, por pse të mos e bësh kur e ke mundësinë?

2. Të hash në shtrat.

S’ke askënd afër që të të thotë se po lëshon thërrime në krevat. Shijoje!

3. Të mbulohesh me kremëra.

Një maskë për fytyrën, maskë për flokët, një scrub për trupin dhe gjithçka tjetër që ju vjen në mendje…

4. Të kërcesh si e çmendur.

S’ka mënyrë më të mirë për t’u zbavitur si fëmijë dhe ndërkohë humb dhe ca kalori.

5. Të këndosh duke stonuar.

Meqë askush nuk i çmon aftësitë e tua vokale, bëhu Beyonce kur je vetëm.

6. Të pish direkt nga shishja.

Pse të bësh pis një gotë?

7. Të mos ndërrosh rrobat.

Sidomos nëse je e sëmurë ose ke vendosur të jesh asociale për 2-3 ditë, as nuk ia vlen fare të bësh pis rroba të tjera.

8. Të shtypësh pikat e zeza.

E dimë që s’mund të përmbahesh. Kot e ke!

9. Të mos përdorësh sutjena.

Vëtëm  femrat e kuptojnë kenaqësinë e kësaj gjëje.

10. Të flasësh me veten.

Sepse ndonjëherë ke nevojë t’i thuash vetes se je më mirë pa atë budallain me të cilin je ndarë.

Të ngjashme