Në takimin e parë ju gjykoheni për këto dy kritere

Të gjithë ne bëjmë gjykime të shpejta rreth personave të tjerë brenda pak sekondash. Por çfarë realisht vlerësojmë ne? Një profesor i Harvard, Amy Cuddy, sëbashku me psikologët Susan Fiske dhe Peter Glick studiuan krijimin e përshtypjes së parë për më tepër se 15 vite, dhe ata arritën të zbulonin disa detaje.

Kur njerëzit na takojnë për herë të ata i bëjnë vetes këto dy pyetje:

– A mund t’i besoj këtij personi?

– A mund ta respektoj unë këtë person?

Sipas përfundimit të studimit, pjesa më e madhe e njerëzve, kryesisht brenda rrethit profesional, i japin më tepër rëndësi aftësisë së një personi. Kjo sepse njerëzit duan të provojnë se ata janë të zgjuar dhe të talentuar mjaftueshëm sa për të bashkëpunuar në punë. Por, në realitet, tipare të tilla si ndjeshmëria dhe besueshmëria janë cilësitë kryesore në të cilat njerëzit ju vlerësojnë.

“Nga këndvështrimi evolucionar,” thotë Cuddy, “ajo që është më e rëndësishme për mbijetesën tonë është që të dimë nëse një person meriton apo jo besimin tonë.” Megjithatë, Cuddy nuk e mohon rëndësinë e aftësive dhe përvojës së një personi.
Sipas profesorit, këto cilësi vihen në vlerësim, por vetëm pasi është fituar besimi. Dhe nëse do të fokusoheshin tek inteligjenca dhe forca juaj, kjo mund të çonte në rezultate të padëshirueshme. Nëse po bëni përpjekje që t’i bëni përshtypje dikujt që nuk ju beson, ju nuk do të jeni kurrë në gjendje për të krijuar një marrëdhënie të mirë me të.

Previous articleSi të mbani mend gjithçka lexoni dhe mësoni
Next articleKëto gjëra i bëjnë vetëm njerëzit me inteligjencë të lartë