Në adoleshencë ka shumë probleme por më kryesori duket se janë aknet. Ja zgjidhja.

Puçrat e rinisë shfaqen në moshën e pubertetit, në 12-13 vjeç për vajzat dhe 14-16 vjeç për djemtë dhe vazhdojnë gjatë periudhës së rinisë deri në moshën 30 vjeç. Në popull ka mendime se këto puçra, po nuk i ngacmove, ikin vetë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky është një mendim i gabuar, pasi pa u kuruar këto puçra vazhdojnë me vite dhe njeriu vuan jo vetëm bezdinë e tyre, por edhe paraqitjen e pakëndshme.

1-Dieta

Për eliminimin e puçrave të rinisë ka shumë rëndësi mjekimi: mos hani shumë ëmbëlsira, sidomos çokollata, të skuqura, të pjekura si dhe pikante. Këto ushqime si dhe alkooli ngacmojnë shumë gjëndrat e yndyrës që rëndohen, zmadhohen dhe, duke mos e zbrazur dot yndyrën, krijojnë vatra gjithnjë e më të mëdha qelbi.

2-Hormonet

Puçrat e rinisë kanë bazë hormonale. Kur hormonet androgjen (mashkullore), janë më tepër se ç’duhet në raport me hormonet femërore, estrogjenet, tek ata djem që kanë dendësi qimesh, por edhe tek vajzat. Predispozicioni për një shfaqje të acaruar të puçrave është më i madh sepse edhe “bimësia” është shprehje e nivelit të lartë të androgjenëve. Por këto mund të mjekohen me shumë sukses.

3-Pomadat

Në asnjë mënyrë të mos përdoren pomada e kremra sepse këto shtojnë yndyrën e lëkurës. Kremrat i bllokojnë poret, duke e acaruar më keq gjendjen. Por a mund të pikohen nga jashtë me pomada antibiotiku si klorofenikol, tetraciklinë, sikurse reklamojnë shpesh farmacistët? Krem mbi krem nuk duhet vënë, se i bllokon më tepër poret. Përvoja ka treguar se, kur pacientët kanë përdorur me mendjen e tyre pomada antibiotiku, ata janë paraqitur në gjendje më të rëndë më pas. Pomadat nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë. Po qe nevoja për antibiotik ato rekomandohen për t’u marrë nga goja me doza të vogla.

Si mjekohen puçrat e fytyrës?

Mos i ngacmoni puçrat, mos hani ëmbëlsira, tregoni kujdes për higjienën e lëkurës. Mjekimi më i mirë është me vitaminë A dhe E bashkë, nga 2 kokrra në ditë për 3 muaj rresht, tetraciklinë me doza të vogla nga një në mëngjes dhe në darkë për 100 ditë dhe dizinfektimi i puçrave në mëngjes dhe në darkë, me alkool mentol, jo salicilik, pasi ky shpeshherë e rrjep lëkurën dhe e than. Mjekimi më i shpeshtë është me metodën e krioterapisë, ku krioterapia është një solucion, azot i lëngshëm me të cilin lëkura bëhet një herë në 2-3 javë.

Previous articleKu e vendosni parfumin në trupin tuaj? Mësoni si duhet bërë .
Next articleRudina Dembacaj publikon albumin me fotot e dasmes