Kryefjala Logo

Ndryshimet që duhet të bëni në jetën tuajm ardhjen e Vitit të Ri

31 Dhjetor, 2021 | 1:23 pm

1-Ushqehuni me kujdes. Shmangni ushqimet pa vlera, të skuqura dhe të paketuara.

2-Stërvituni. Duhet të ushtroheni të paktën 45 minuta për 3 ditë në javë.

3-I kushtoni vëmendjen e duhur gjumit. Përpara se të shtriheni për gjumë largoni të gjitha mendimet negative dhe kujdesuni të flini mjaftueshëm.

4-Qëndroni të hidratuar. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

5-Vizitohuni rregullisht tek mjeku. Analizat e përgjithshme duhet t’i bëni  çdo 3-4 muaj. Nëse ndjeni një simptomë apo çrregullim duhet të shkoni menjëherë tek doktori.

6-Thuani ‘JO’. Mos postoni ose kontrolloni rrjetet sociale pas orës 10 të darkës.

7-Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Shmangni jetesën sedentare. Bëni një shëtitje të shkurtër ose qëndroni disa minuta në këmbë pas dy orësh që keni qëndruar ulur.

Të ngjashme