Kryefjala Logo

Ndoshta nuk po ju thërrasin në intervistë sepse është ky gabimi që po bëni me CV-në tuaj

26 Shtator, 2021 | 6:00 pm

CV (Curriculum Vitae) shërben si prezantim për një punëdhënës potencial, prandaj është e kuptueshme se të gjithë përpiqemi të mos gabojmë kur shkruajmë CV-në tonë.

Kur shkruani CV, ju dëshironi ta ‘shitni’ versionin më të mirë të vetës tuaj, pra t’i maksimizoni mundësitë për t’u punësuar. Sidoqoftë, nëse e gjeni veten duke i ekzagjeruar aftësitë apo eksperiencat tuaja, mirë është ta ndalni atë mendim.

Një anketim me 460 menaxherë punëdhënës në Australi ka zbuluar se 68 për qind prej tyre e kishin eliminuar një kandidat nga gara për t’u punësuar pasi kishin zbuluar “informacione të ekzagjeruara apo të pasinqerta”

Rreth 47% e menaxherëve gjithashtu kanë thënë se kandidatët kanë qenë të pasinqertë rreth aftësive teknike dhe e njëjta shifër ka gënjyer për edukimin apo kualifikimet e tyre.

Pra, nga kjo mund të arrijmë në përfundim se transparenca dhe sinqeriteti gjatë aplikimit dhe intervistës për një vend punë janë kritike për kandidatët të cilët dëshirojnë të punësohen

Të ngjashme