Kryefjala Logo

Ndiqni këto këshilla nëse po kaloni një periudhë të vështirë shpirtërore.

16 Nëntor, 2021 | 12:01 pm

Ju ofrojmë 25 sugjerime përkujdesëse për t’ju ndihmuar ju ose të dashurit tuaj t’ua hidhni këtyre periudhave.
1. Qani një herë e mirë dhe nxirreni të gjithë ndjesinë e keqe me ngashërima.
2. Thirrni një mik të besuar ose një anëtar të familjes dhe bisedoni.
3. Merrni një ditë pushim. Shkëputuni nga gjithçka.
4. Rezervoni një takim me terapeutin tuaj.
5. Përcaktoni pritjet tuaja për veten në këtë kohë. Kur kaloni një periudhë të vështirë bëni mirë të zbusni pritjet tuaja për veten dhe të tjerët
6. Shtrihuni të flini herët por më parë lexoni pak faqe nga ndonjë libër që ju pëlqen.
7. Drejtohuni për nga bukuria e artit për të gjetur pak ngushëllim.
8. Kërkoni ndihmë. Prej kujtdo që ju nevojitet – shefit tuaj, mjekut tuaj, partnerit tuaj, terapistit, nënës tuaj. Le ta dinë që keni nevojë për ndihmë.
9. Mbushuni me frymë. Thellë. Ngadalë.
10. Hidratohuni. A keni pirë ujë të mjaftueshëm sot?
11. Hani. A keni ngrënë diçka të shëndetshme dhe ushqyese sot?
12. Gjumi. A keni fjetur 7-9 orë? A është koha për një pushim?
13. Bëni një banjë. Pastaj thani flokët dhe vishni rrobat që ju bëjnë të ndiheni mirë.
14. Dilni jashtë dhe qendroni në diell.
15. Thurni. Gdhendni. Gatuani. Luajini duart.
16. Krijoni një plan nëse ndiheni të rënduar. Rendisni se çfarë duhet të bëni për të trajtuar dhe adresuar çdo përgjegjësi që keni. Ndajeni atë në copa të manaxhueshme dhe të kuptueshme.
17. Merrni pesë minuta për të medituar.
18. Shkruani një listë me “25 Arsyet” pse do të jeni mirë.
19. Pyeteni veten: Cili është prioriteti im i rradhës? Bëjeni atë. Pastaj pyeteni veten sërish.
20. Bëni një pushim larg teknologjisë. Fshini ose çaktivizoni mediat sociale nëse e keni të pamundur t’u rrini larg.
21. Blini drekën tuaj në vend që ta detyroni veten ta paketoni. Blini lulet që ju pëlqejnë më shumë.
22. Shikoni fotot e njerëzve që doni më shumë. Vendosini ato si sfond të telefonit ose laptopit tuaj.
23. Shkoni diku në bregdet. Merrni pak jod.
24. Mos harroni: puna juaj e vetme tani është të vendosni një këmbë para tjetrës.
25. Nëse doni të qendroni në shtrat gjithë ditën duke shikuar TV, bëjeni atë.

Të ngjashme