Kryefjala Logo

Mund të riktheheni me ish-in vetëm për këto arsye;

17 Nëntor, 2021 | 12:06 pm

1. JU TË DY KENI NDRYSHUAR
Me fjalë të tjera, nëse mund t’i kuptoni gjërat që keni mësuar nga dështimi i parë i marrëdhënies tuaj dhe si ju kanë ndihmuar të rriteni si individë të ndarë, një shans për t’u rilidhur nuk mund të mos jetë një ide e keqe.
2. SITUATA KA NDRYSHUAR
Nëse ndarja juaj mund të përshkruhet me frazën se “thjesht nuk ishte koha e duhur për ne”, mund të vlejë një rikthim nëse rrethanat kanë ndryshuar, thotë Lundquist. “Shumë herë marrëdhëniet përfundojnë për shkak të faktorëve të mjedisit si distanca dhe puna.”
3. MENDJA TUAJ KA NDRYSHUAR
Nëse i keni dhënë fund marrëdhënies sepse nuk ndiheshit më të lumtur, të dashurar apo të përmbushur, kjo nuk është diçka për ta fshirë tani nga kujtesa vetëm sepse ishi-i juaj po ju duket më intersant. “Kjo është një arsye e tmerrshme për t’u kthyer së bashku”, thotë Lundquist.
Nëse nga ana tjtër jeni ndarë sepse kuptuat që jeni ende i ri dhe keni nevojë për aventura dhe jo lidhje serioze dhe tashmë jeni më të pjekur, keni të ardhura financiare të mira nga të dy palët dhe kuptuat se lidhjet afatshkurtra që keni patur gjatë kësaj kohë ju kanë bërë të kuptoni se ish-i juaj vlen dhe është premtues .

Të ngjashme