Kryefjala Logo

Mund të jenë gjëra të vogla por mund edhe të sjellin ndarjen tuaj

12 Shtator, 2021 | 5:39 pm

1.Ankthi i madh i nuses para dasmës. Nëse zonja e ardhshme ka këmbë të ftohta, kjo rrezikon që çifti të ndahet, thuhet sipas një studimi të publikuar në revistën e Psikologjisë Familjare. Lajmi i mirë? Një dhëndërr që ka dyshime rreth propozimit të martesës, nuk ka pothuajse asnjë ndikim në të ardhmen e martesës.

2.Familja ka dy vajza. Për fat të keq, kjo rrit shanset tuaja për 43%. Madje edhe nëse keni vetëm një vajzë, kjo ndikon 5% që të keni më shumë gjasa për tu ndarë, sipas ekonomistit Kristin Mammen, nga Universiteti Kolumbian. Prindërit me dy djem, në të kundërtën, përballen me rrezik 37%. Kjo ndodh për shkak se baballarët angazhohen dhe investojnë më tepër në jetën familjare kur kanë fëmijë meshkuj, thuhet sipas Daily Beast.

3.Divorci ndodh në familje dhe ndikohet tek fëmijët. Nëse prindërit tuaj janë divorcuar, ju keni të paktën 40% më shumë gjasa për të bërë të njejtën gjë. Por, nëqoftëse ata rimartohen, ju keni 91% mundësinë për tu divorcuar.

4.Dhëndrri ka qëndruar i vrenjtur në fotografitë e fëmijërisë së tij. Në dy studime të veçanta, psikologët vlerësojnë fëmijërinë e meshkujve dhe fotot që ata kanë bërë gjatë atyre viteve dhe japin rezultatet për shëndetine tyre aktual martesor. Meshkujt që kanë qëndruar të vrenjtur në fotot e tyre kanë 5 herë më shumë gjasa të divorcohen se sa ata që kanë qenë të buzëqeshur.

5.Njëri nga partnerët pi duhan, kurse tjetri jo. Kur vetëm njëri nga partneret në një lidhje pi duhan, ata kanë 75% deri 91% më shumë gjasa për tu divorcuar se sa duhnpirësit që martohen me vet duhanpirës. Pse? Vlerat e ndryshme dhe stilet e jetesës mund të jenë problematike, thotë Sussman.

6.Gruaja fiton më shumë para se burri. Martesat ku grate fitojnë afërsisht të nejtjën sasi të të hollave si burrat, kanë më shumë gajsa për divorc se në rastet kur gruaja fiton më pak, thuhet sipas një studimi zvicerran gjatë anketimit të çifteve. Nëqoftëse gruaja fiton 60% më shumë të të ardhurave familajre, rreziku i divorcit është dyfish se sa tek çiftet ku gruaja nuk punon fare.

7.Kur gruaja është më e moshuar se burri. Për fat të keq, femrat që janë 1 deri 3 vjet më të moshuara se burrate tyre, kanë 53% më shumë gajsa të dështojnë në martesën e tyre. Sipas revistës australiane, pabarazitë e moshës janë të lidhura me rrezik të lartë, veçanërisht nëse burri është më i ri. Studimi sugjeron se kjo mund të ndodhë për shkak të dallimeve në vlera lidhur me kontrollin e lindjes, apo tendosjet martesore që shkaktohen si rezultat i pabarazisë së pushtetit brenda çiftit.

Të ngjashme