Kryefjala Logo

Mos u lodhni më!Tani mund ti zbuloni gënjeshtrat nëpërmjet një sms-je

19 Dhjetor, 2021 | 12:14 pm

Në një studim, të botuar në arXiv, hulumtuesit nga Universiteti Cornell zhvilluan një aplikacion për Android ku kanë mbledhur tekste nga një numër i madh përdoruesish.

Gjatë 7 ditëve, ekipi mblodhi gjithsej 1.703 biseda. Pastaj i hoqën bisedat që nuk përmbanin gënjeshtra, duke i lënë ata me 351.

Të dhënat zbuluan se mesazhet me tekst që përmbajnë gënjeshtra ishin, përgjithësisht, më të gjata se tekstet e vërteta.

Mesatarisht, tekste mashtruese përmbanin 10 fjalë, ndërsa tekstet e vërteta përmbanin 7.

Gratë përdorin mesatarisht 8 fjalë në një mesazh shkrimor, kur ato gënjejnin kishin tendencë të përdorin 9 fjalë në tekstin e tyre.

Burrat, përdorin rreth 7 fjalë në të dy tekstet e vërteta dhe mashtruese.

Burrat gjithashtu e shmangnin vazhdimisht përdorimin e fjalës ‘unë’ dhe përdornin në mënyrë të konsiderueshme fjalë të tilla si ‘tim’ dhe ‘mua’.

Megjithatë, si pas studimit të dyja palët përdornin gjithmonë fraza jo-deklaruese kur ata gënjenin.

Të ngjashme