Kryefjala Logo

Migrena, shqetësimi i mijëra shqiptarëve. Lexoni faktet rreth saj.

22 Nëntor, 2021 | 11:40 am

•Studimet kanë provuar se vetëm disa ushqime apo disa substanca në ushqime mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës.

•Alkooli –“Është një burim pothuajse i sigurt i dhimbjes së kokës” – thotë neurologu Stewart Tepper.  Konsumimi i alkoolit shkakton dehidratim dhe si rrjedhojë edhe dhimbje koke.

•Kafeina- është një prej shkaktarëve të dhimbjes së kokës. Edhe pse në sasi të vogla ajo mund të ndihmojë në kapërcimin e këtij shqetësimi. “Në qoftë se pini më shumë se dy filxhan kafe në ditë me shumë mundësi do të vuani nga dhimbja e kokës.

•Substancat shtesë në ushqim-  Substancat që i shtohen ushqimeve për t’u dhënë ngjyrë, shije apo për t’i mbajtur të freskëta mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës.

•Ushqime të tjera që shkaktojnë dhimbjen e kokës janë arrat kur i konsumojmë në sasi të mëdha, sallami, vaji, çokollata, avokado, kekët e gatshëm apo ëmbëlsira të tjera.

Të ngjashme