Mësoni si të thoni më shpesh ‘JO’

Me kalimin e viteve, mëson se koha me njerëz të mirë është e pazëvendësueshme. Miqtë e vërtetë, ata që të ndihmojnë të lëvizësh, të japin makinën deri në aeroport apo thjeshtë të bëjnë të qeshësh me zë të lartë, janë ata për të cilët koha vlen gjithmonë.

Ata janë pas telefonit sa herë ke nevojë, nuk të kthejnë shpinën dhe nuk të lënë asnjëherë në baltë, ata i pëlqejnë të gjitha fotot në Instagram, të përgatitin supën sa herë je sëmurë apo janë gjithmonë aty sado larg të ndodheni.

Ata nuk bëjnë supriza të mëdha, as nuk blejnë dhurata të shtrenjta, por me kalimin e viteve të tregojnë se të duan dhe të ҫmojnë më shumë se ҫdo dhuratë tjetër. Nga ana tjetër, janë edhe ata që të ftojnë për kafe, në party apo në shoqëri, kur mbeten vetëm.

Atyre thjeshtë thuaju JO. Po e bën këtë për shumë arsye (koha sociale është po aq e ҫmuar sa ҫdo lloj kohe tjetër.

Hiq dorë nga miqtë e shtirur dhe mendo më shumë për veten. Besoje – nuk do t’ua ndiesh aspak mungesën.

Previous articleGjërat që duhet t’i fshini menjëherë nga ‘Facebook’
Next articleArsyet pse punonjësit japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë