Kryefjala Logo

Mësoni si të lironi mëndjen për të shijuar intimitetin me partnerin

22 Dhjetor, 2021 | 12:49 pm

•Prano trupin tënd

Mos m’i shiko vithet, janë të shëndosha, por që nesër do filloj të bëj ushtrime!”, “Gjoksin e kam të vogël, por me një palë jelekë me sfungjer nuk duket keq, apo jo?”.

Në një situatë si kjo, roli i tij nuk është të të ngushëllojë. Ti je në krahët e tij. Kjo do të thotë që të pëlqen. Pra, mjaft u ankove!

Sa më shumë të ndihesh rehat aq më shumë do përfitosh.

Lëre të të shohë

Tek meshkujt dëshira kalon nëpërmjet syve. Pse atëherë t’ia heqësh këtë kënaqësi? Mos e shuaj dritën e lëre të të shohë.

Zgjidh pozicione eksituese: harko shpinën, hap pak këmbët, shtrëngo gjoksin mes krahëve… Mos i mbyll sytë: shijoje dhe ti spektaklin! Shikimet janë një nxitje i vërtetë!

•Eksitoje

Bëhet fjalë për një punë graduale të ngadaltë ngacmuese, një ftesë për kënaqësi që, do ta bëjë të humbasë mendjen. Që nga çasti kur dëshira shfaqet në atë që gjestet e tua tregojnë një dëshirë të fortë.

Mëso t’i bësh gjërat me qetësi e mos harro që pritja ngacmon ndjenjat. Mos iu dorëzo tundimit që natën e parë, por tregoji se je e interesuar. Ndize fitilin, por mos shpërthe shpejt.

•Shprehu me zë

Gjithçka qëndron në të shprehurit e dëshirave dhe asaj që të jep kënaqësi. Zërat e ngacmojnë partnerin.

Më të ndrojturat, të mbështeten te frymëmarrjet e te indikacione të thjeshta si: “pak më poshtë, po, pikërisht…”. Përbëjnë një hap të rëndësishëm.

Të ngjashme