Kryefjala Logo

Mësoni se në cilën nga 5 kategoritë e lëkurës bëni pjesë

29 Nëntor, 2021 | 1:20 pm

  1. Lëkura normale

Për të gjithë ata që kanë këtë lloj lëkure janë shumë me fat. Në përgjithësi ato nuk shfaqin probleme dhe mund të trajtohen lehtë. Poret janë të vogla dhe dallohen me zor.

  1. Lëkura e yndyrshme

Personat me lëkurë të yndyrshme janë ata që vuajnë më shumë. Thuajse gjatë gjithë kohës kanë puçrra dhe akne në fytyrë. Yndyra e tepruar krijon pore të mëdha dhe kjo vihet re kur aplikohet ‘make up’ në të.

  1. Lëkura e thatë

Lëkurat e thata kanë pore shumë të vogla, thuajse të padukshme. Lëkura e thatë mund të çojë në acarim dhe krijimin e papastërtive dhe aknet janë të thata.

4- Lëkurë e kombinuar

Lëkura e kombinuar shfaq praninë e dy ose më shumë llojeve të lartpërmendura të lëkurës. Lëkura është shpesh me vaj në zonën T, ndërsa pjesët e tjera të fytyrës mund të jenë tepër të thata.

5- Lëkurë e ndjeshme

Ata me lëkurë të ndjeshme mund të përjetojnë ndonjë nga llojet e sipërme të lëkurës por me ndjeshmëri shtesë. Ata mund të jenë më të ndjeshëm ndaj produkteve me kimikate irrituese dhe aromat.

Të ngjashme