Kryefjala Logo

Mësoni për ushqimet që nuk skadojnë kurrë.

28 Tetor, 2021 | 12:23 pm

1.Majlti- mund të konsumohet kurdo sepse nuk prishet. Ai mund të ndryshojë ngjyrën dhe të kristalizohet, por është i sigurt për t’u ngrënë. Dhe nëse kristalizohet, mjafton të vendosni enën pa kapak në ujë të ngrohtë dhe kristalet do të shkrihen.

2.Orizi- Edhe nëse në kuti ka pluhur apo shtresë papastërtie, ajo që ndodhet brenda është në rregull dhe e sigurt për t’u ngrënë. Kjo është e sigurt për çdolloj orizi, përveç atij ngjyrë kafe, pasi përmban vaj, gjë që e kthen në acid.

3.Uthulla e bardhë- Ju mund të blini uthull të bardhë pa u shqetësuar për skadencën sepse ajo qëndron e freskët përgjithmonë.

4.Kripa – Kripa e tavolinës apo ajo e detit qëndron e freskët sikur ta keni blerë në momentin që e përdorni. Prandaj, mos bëni gabimin që ta hidhni pasi shqetësoheni për skadencën.

5.Mielli i misrit – Për ta mbajtur miellin e misrit përgjithmonë, vendoseni në një vend të thatë dhe të freskët. Kështu, nuk keni pse ta zëvendësoni masën me shqetësimin se është prishur.

6.Sheqeri – Sfida me sheqerin nuk është për ta mbajtur të freskët, por për ta mbajtur në formën e duhur e jo në formë gurësh. Sheqeri nuk prishet kurrë sepse nuk mbështet shumimin e baktereve dhe mikrobeve.

Të ngjashme