Kryefjala Logo

Meshkujt po “thinjen” me dëshirë,por pse?

15 Tetor, 2021 | 11:36 am

Ditët kur djemtë i shmangnin flokët që po u thinjeshin janë të shkuara. Për brezin e ri të meshkujve aventurierë, lyerja e flokëve në gri po fiton terren, duke nxjerrë në pah një fenomen të ri, atë të ndërthurjes së thinjave natyrale te mosha e madhe dhe kontrastit me 20-vjeçarët.

•Flokët gri dhe të argjendtë janë pa asnjë dyshim shumë trendi, thotë Aura Friedman, një stiliste flokësh nga salloni “Sally Hershberg” në Nju Jork. “Demografia e djemve që vijnë tek unë për të bërë flokët gri e bën këtë si një deklaratë mode”, tha ajo, si kontrast me një pamje natyrore.

Për të arritur këtë ngjyrë argjendi të flokëve, nevojitet një procedurë me dy procese. Së pari, flokëve u hiqet pigmenti natyror dhe më pas ngjyrosen, një proces që mund të zgjasë për tetë orë ose shpesh edhe më tepër.

Në SHBA, çmimet e këtij trendi variojnë nga gjatësia e flokut. Por 350 dollarë është çmimi që marrin zakonisht sallonet. Specialistët thonë se kjo ngjyrë kërkon mirëmbajtje si në shtëpi, ashtu edhe në sallonin e bukurisë. “Ngjyra e argjendtë kërkon angazhim, është si të kesh një kafshë shtëpiake”, thotë një nga punonjëset e një parukerie.

Falë kësaj qasjeje të fortë ndaj modës, përqafuar fuqishëm edhe nga të famshmit, gjithnjë e më shumë meshkuj po guxojnë të kalojnë në një fazë tjetër të përfaqësimit të imazhit të tyre.

Të ngjashme