Kryefjala Logo

Mesazhet që ndezin fantazitë e çdo partneri

5 Nëntor, 2021 | 2:30 pm

Një SMS me përmbajtje seksi do të ndezë shpejt fantazinë e partnerit tuaj dhe do të lumturojë jetën tuaj seksuale.

Obligimet e përditshme ju pengojnë që me partnerin tuaj të kaloni aq kohë sa dëshironi dhe aq sa keni nevojë.

Çfarë mund t’i shkruani?

1. Po i provoj reçipetat. Nuk po mund të vendos cilat më rrinë më mirë dhe po e kërkoj mendimin tënd.

2.Të dashuroj. Tani.

3. Krevati është i zbrazët pa ty.

4.Çfarë ke veshur? Dua të di çka do të të zhvesh më vonë nga ti.

5. Më skuqen faqet kur më bie në mend se çfarë më bëre mbrëmë. Raundi tjetër sonte?

6. Më imagjino a) lakuriq, b) në vaskë, c) së bashku.

7.Kam darkuar dhe tani më duhet ëmbëlsira. Merr me vete ëmbëlsirë dhe rrobat të cilat zhvishen lehtë.

8. “Eja sa më parë në shtëpi dhe do të t’i tregoj të gjitha 50 nuancat gri”.

9. “Kam veshur fustanin mini më të shkurtër që kam në dollap. Duhet patjetër të më ndihmosh ta zhvesh”.

10. Mos u lodh shumë në punë, sonte të nevojitet më shumë energji.

11. Po ushtroj jogë. Lakuriq. Dëshiron të shikosh sa jam fleksibile.

Të ngjashme