Kryefjala Logo

Mënyra si të përballoni vjehrrën e vështirë

8 Shtator, 2021 | 5:57 pm

Nëse keni një vjehërr që ju bezdis me kërkesë llogarie se kur do nisni të bëni një fëmijë, përgjigjuni me humor, si për shembull, ne mezi po kujdesemi për qenin e shtëpisë.

Nëse keni një vjehërr që fajëson bashkëshortin tuaj se po kalon shumë kohë me ju dhe pak me të, mos u mërzisni, është një skenar i njohur tashmë. Si fillim, flisni me bashkëshortin për ndjesitë tuaja dhe sesi do kishe dëshirë të kaloje më shumë kohë vetëm me të. Kërkoji atij ta diskutojë me delikatesë këtë temë me nënën e tij. Bëj durim, ky është një moment i vështirë si për nënën ashtu edhe për bashkëshortin tuaj, por me kalimin e kohës do të përshtaten.

Nëse keni një vjehërr që ju telefonin për të diskutuar pse keni bërë debat me bashkëshortin, kjo është e papranueshme. Hapi i parë që duhet të bëni është të mos pranoni këshillën e saj duke vendosur kufijtë. Mund të thoni diçka të tillë si: “E kuptoj shqetësimin tuaj, por ky argument është mes djalit tuaj dhe mua. Do ju isha mirënjohëse nëse nuk do përfshiheshit herë tjetër në të ardhmen.” Përsëriteni këtë sa herë të jetë e nevojshme.

Nëse keni një vjehërr që vepron sikur i keni marrë djalin, kjo është diçka që duhet ta menaxhoni vetë. Merreni vjehrrën tuaj jashtë për drekë, dhe shfrytëzoni këtë mundësi për të shpjeguar mendimin tuaj rreth kësaj situate duke përdorur teknikën e sanduiçit. Fillojeni duke ia bërë qejfin, si për shembull sa shumë ju pëlqeu gatimi i saj të dielën kur ishit për vizitë me bashkëshortin. Pastaj shtjelloni argumentin tuaj rreth çështjes në fjalë dhe përfundojeni duke ia bërë qejfin përsëri, duke i kërkuar këshillë për një problem që ju shqetëson, ta zëmë në punë. Gjithashtu angazhoje në planifikimin e një feste surprizë për ditëlindjen e bashkëshortit. Kjo gjë do e bëjë të ndjehet e përfshirë në jetën e djalit të saj.

Nëse keni një vjehërr që vjen pa lajmëruar në shtëpi, atëherë flisni me të së bashku me partnerin tuaj. Mund ta nisni duke i thënë se tani që po jetoni bashkë, i keni kërkuar miqve dhe familjarëve që të lajmërojnë përpara se të vijnë në shtëpi sepse mund ta keni rrëmujë ose jeni të zënë me punë.

Të ngjashme