Kryefjala Logo

Mënyra nga më të ndryshmet si të përdorim aspirinën që me siguri nuk i dinit

9 Shtator, 2021 | 11:15 am

Aspirina është medikamenti më i përdorur nga njerëzit në të gjithë botën për të qetësuar dhimbjet dhe inflamacionet e ndryshme.

Përveç këtyre aspirina ka edhe disa përdorime të tjera alternative, ja disa prej tyre:

1-Lehtëson irritimin e lëkurës nga pickimi i insekteve: nëse jeni pickuar nga ndonjë insekt, vendosni në zonën e pickuar disa thërrime aspirine të tretura në ujë. Aspirina lehtëson inflamacionin, parandalon alergjitë, të skuqurën dhe kruarjet e lëkurës.

2-Than puçrat: bëni një pastë me ujë dhe aspirinë dhe vendoseni në zonat me puçra. Ato do të thahen dhe do të zhduken shpejt.

3-Trajton kallot e lëkurës: merrni 5 tableta aspirinë dhe përziejni me lëng limoni dhe 1 lugë mjaltë derisa të formohet një masë e trashë. Vendoseni përbërjen në këmbë dhe mbështillini me një qese plastike. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

4-Eleminon zbokthin: hidhni 2 tableta aspirinë të copëtuar në shampo dhe lajini flokët si zakonisht. Në një periudhë të shkurtër kohore zbokthi do të zhduket.

5-Shmang dëmtimin e flokëve: uji me klor mund të dëmtojë flokët. Hidhni 5 tableta aspirinë të thërmuar në shampo dhe përveç se do të eleminohet zbokthi, do të keni flokë më të shëndetshëm dhe me më shumë volum.

Të ngjashme