Kryefjala Logo

Mëngjeset tipike nëpër botë që mund t’ju frymëzojnë

11 Janar, 2022 | 2:17 pm

•Brazil

Një kafe e fortë dhe qumësht, që shoqërohet me një pjatë me djathë bukë e proshutë.

•Kubë

Mëngjesi tipik në Kubë është një bukë e thekur me gjalpë dhe një kafe me qumësht.

•Kolumbi

Mëngjesi në Kolumbi bëhet nga arepa, një kek i vogël misri që shërbehet thjesht me gjalp dhe me vezë, qumësht ose reçel.

•Francë

Mëngjesi tradicional në Francë është kafe dhe një bagetë apo briosh.

•Angli

Mëngjesi i bollshëm anglez përfshin vezë, salçiçe, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate.

•Itali

Disa italianë e nisin ditën e tyre me një kapuçino dhe briosh.

•Gjermani

Gjermanët përfshijnë në mëngjes bukë të freskët, mish të ftohtë, djath vendas, gjalpë dhe reçel.

•Meksikë

Ushqimi i parë i ditës është mjaft i përzemërt, me pjata si “chilaquiles” apo “huevos rancheros”.

•Rusi

 Syrnikit janë mëngjesi i rusëve, një kek i skuqur, i përbërë nga djathtë, kefir (qumësht i fermentuar), maja, dhe kanë madhësinë e një biskote.

•Spanjë

Pan con tomate, (bukë me domate) e thekur është një mëngjes mjaft popullor në Spanjë.

•Turqi

Një mëngjes tradicional turk përfshin bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, kastravec, reçcel, mjaltë dhe kajmak.

•Suedia

Një mëngjes tipik në një shtëpi suedeze është një sanduiç i hapur që ka brenda peshk, apo proshutë, djathë, majonezë, perime si kastravec apo domate.

 

Shtetet e Bashkuara

Dhe në SHBA ushqimi i mëngjesit ndryshon nga rajoni në rajon, por vezët, patatet, proshuta apo salçiçet janë një treshe e përbashkët.

Të ngjashme