Kryefjala Logo

Me siguri nuk e dinit.Shampanja,ilaçi më i mirë për trurin

10 Shtator, 2021 | 5:28 pm

Rreth 7 për qind e britanikëve pinë shampanjë çdo dy javë dhe kjo shifër së shpejti do të rritet.

Kjo sepse një hulumtim i ri tregon se shampanja ka efekte të mahnitshme në trurin e njeriut.

Nëse dyshoni se do të shënoni pak pikë në një test të kujtesës afatshkurtër, atëherë mos u dëshpëroni. Shkencëtarët e Universitetit Reading kanë zbuluar se sasitë e vogla të alkoolit e përmirësojnë funksionin e trurit dhe të memories apo kujtesës.

Për këtë, shampanja është fituese, pasi na furnizon me përbërës të cilët kanë ndikim pozitiv në kujtesën hapësinore, që do të thotë se, ndryshe nga efektet e birrës, do ta gjeni rrugën për në shtëpi.

Një studim tjetër i fundit nga Journal of Neuroscience ka zbuluar se alkooli i ndihmon disa zona të trurit të mësojnë dhe të mbajnë mend më shumë. Megjithatë, për t’i gëzuar efektet e mahnitshme të alkoolit, është mirë të mos pini shpesh, por të pini në mënyrë të mençur.

Të ngjashme