Kryefjala Logo

Me këtë mënyrë mund t’i shpëtoni faturave të larta të energjisë.

26 Shtator, 2021 | 12:00 pm

Një eksperte buxheti australiane, Michelle Thompson-Laing thotë se ka kursyer gjithë vitin 5400 dollarë nga fatura e energjisë. Nëna e tre fëmijëve thotë se gjithçka duhet nisur që nga llampat që përdorni për ndriçim.
Dritat halogjene përdorin 75-80 për qind më shumë energji se ato LED. Pasi shtëpia e saj kishte mjaft drita, gjëja e parë që bëri kur hyri në shtëpi ishte ndryshimi i llampave, që ndoshta i kushtoi shumë kur i bleu por ia vlejti duke parë faturën e energjisë.
Ajo këshillon gjithashtu që njerëzit gjithmonë të fikin dritat, kompjuterët, televizorët dhe ngrohëset kur largohen nga dhoma. Madje duhet të shkurtojnë koston e ngrohjes apo ftohjes dhe të rregullojnë kondicionerin me timer. Temperatura optimale në verë është 23 gradë Celcius dhe në dimër 18 gradë Celcius.
Thompson-Laing thotë më tej se 20 % e energjisë mund të kursehet vetëm duke siguruar ndryshimin e pajisjeve të kuzhinës, duke u fokusuar tek ato me harxxhim më të pakët energjie.
Përsa i përket frigoriferit dhe ngrirjes, ajo thotë se njerëzit duhet të sigurohen ti kenë plot që të mos përdorin më shumë energji se sa është e nevojshme dhe të shmangin hapjen dhe mbylljen e shpeshtë të tyre. Këtë gjë duhet tua mësojnë edhe fëmijëve, që të vendosin se çfarë duan të marrin e të mos shtangen para derës së hapur të frigoriferit.

Të ngjashme