Kryefjala Logo

Mbyllja e javës sipas Paolo Fox zgjedh të preferuarit e saj në horoskop

12 Dhjetor, 2021 | 1:09 pm

Dashi

Mos nxitoni në zgjedhjen e personit që do të jetë në krahun tuaj, pasi mund të bëni zgjedhje të gabuar. Në punë përkushtojuni aktivitetit që po bëni sepse do të arrini shumë.

Demi

Mundohuni të organizoni diçka interesante për në datën 14, kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Nga ana financiare, do t’ju duhet të kurseni për disa para të humbura në të kaluarën.

Binjakët

Më në fund yjet do t’ju sjellin pak qetësi në historinë tuaj të dashurisë. Për punën, kjo e diel është dita e duhur për të reflektuar me qetësi se çfarë duhet të bëni.

Gaforrja

Mos u bëni personi që humbet në dashuri. Afërdita dhe Hëna janë në shenjën tuaj, ndaj mos hezitoni që të takoni personin që pëlqeni. Është një e diel e këndshme që ju të vëzhgoni gjërat në vend që t’i bëni ato.

Luani

Në dashuri ju rekomandohet të mos hezitoni të tregoni ndjenjat tuaja pasi kjo e diel lind me një Hënë të favorshme. Diçka e rëndësishme po vjen në punë, ndoshta një ndryshim i papritur.

Virgjëresha

Kjo ditë është shumë interesante për dashurinë, do të keni gjithashtu të martën dhe të mërkurën me Hënën në anën tuaj. Në punë jeni gati për të bërë kërkesa, ky është momenti i duhur.

Peshorja

Në këtë ditë do të kërkoni një pikë për tu kuptuar me partnerin/partneren tuaj. Në punë, diçka mund të ndryshojë për mirë këto ditë.

Akrepi

Ditën e sotme, partneri/partnerja ka nevojë për vëmendjen tuaj, por ju duket sikur ju vënë nën presion. Në punë, situata e përgjithshme mund të shkaktojë mundësi të reja dhe të papritura.

Shigjetari

Për dashurinë, kjo është një e diel tepër e bukur, ndaj përfitoni për të qenë më shumë pranë partnerit tuaj. Në punë, falë ndikimit të Jupiterit dhe Saturnit, nuk përjashtohen projekte të rëndësishme.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do të nisë shumë bukur, por nuk do të ketë shqetësime.  Pengesa mund të keni edhe në punë, ndaj do të ishte e përshtatshme ti merrnit situatat ‘kokë më kokë’.

Ujori

Afërdita do të jetë tepër pozitive nesër, mund të jeni tepër pasionant në dashuri. Në punë do t’ju duhet të mendoni që tani për atë që dëshironi të bëni vitin e ardhshëm.

Peshqit

Të dashuruarit mund të përjetojnë emocione të veçanta në këtë periudhë. Jini të durueshëm në punë, e gjithë situata do të sjellë ndryshime në javët në vijim.

Të ngjashme