Kryefjala Logo

Mbrojtja e privatësisë.Kujdes nga këto aplikacione

23 Nëntor, 2021 | 1:03 pm

“Snapchat” dhe “Skype” listohen si aplikacionet më të këqija të mesazheve për mbrojtjen e privatësisë së përdorueseve nga organizata “Aministi International”, ndërsa “Facebook” dhe “Whatsupp” si më të mirat. Grupi në mbrojtje të të drejtave të njeriut vlerëson aplikacionet më të përdorura të mesazheve, lidhur me mënyrën se si përdorin enkriptimin për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, lirinë e shprehjes në një raport të publikuar të premten. “Privatësia është një e drejtë njerëzore. Është një pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Mesazhet që njerëzit u çojnë miqve dhe të dashurve të tyre duhet të mbeten private”. Sipas “Aministi International”, enkriptimi ose transformimi i të dhënave në mënyrë që ventëm dërguesi dhe marrësi t’i shohin ato, është kushti minimal që nevojitet për të siguruar që informacioni privat të mbetet i tillë. Kompanitë që u renditën të fundit, nuk kanë nivelet e përshtateshme të enkriptimit me aplikacionet e tyre. “Qeveritë rreth botës po përgjojnë aktivistët. Njerëzit që po përpiqen të ekspozojnë abuzimet dhe korrupsionet, gazetarët, e mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe mesazhet e tyre duhet të mbrohen”. Ish-kontraktori i NSA, Eduard Snowden, i cili kërkohet në SHBA për publikimin e informacioneve lidhur me programet e survejimit, tha se kompanitë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë mirë. Duke folur për “Amnisti International” përmes internetit nga Rusia, ku ka siguruar azil politik, Snowden u kërkoi gjigantëve të teknologjisë të respektojnë të drejtat e njeriut. “Kompanitë duhet ta kuptojnë se kur kanë nivele kaq të larta influence, kanë gjithashtu edhe një mekanizëm gjigant për të bërë mirë në një nivel më të gjërë social”. Edhe pse asnjë aplikacion nuk garanton siguri, “messenger”-i i “Facebook” rezulton të jetë më i miri në këtë aspekt i ndjekur nga “WhatsApp”.

Të ngjashme