Kryefjala Logo

Martesë në moshë të re?Dëgjoni këto këshilla njëherë

2 Dhjetor, 2021 | 2:22 pm

Të martohesh i ri nuk është në listën e dëshirave të çdo mashkulli,por nëse jeni në rrugën e shpejtë për t’u martuar para ditëlindjes suaj të 30-të, merrni disa këshilla nga këta djem që u martuan në të 20-tat e tyre.

1-Mos e lejoni martesën të ndryshojë gjithçka
Çdo person më ka thënë se kur të martohem do të ndryshojë gjithçka nga koka te këmbët. Në fillim ishte e lehtë sepse ne jetonim tashmë bashkë, por brenda një viti gjërat ndryshuan vërtetë. Rrallëherë dilnim në takime apo në mbrëmje jashtë, deri sa vendosëm ta ndryshonim për t’i mbajtur gjërat interesante.

2-Tregohuni të vëmendshëm
Dëgjojeni gruan tuaj kur ajo flet. Gjithmonë dëgjoni, përndryshe nuk do ia keni idenë se çfarë po ndodh dhe kjo do të kthehet në arsyen e çdo zënke të vetme mes jush.

3-Prisni sa më gjatë të mundeni
Për gjithë djemtë e botës, mos u nxitoni për tu martuar. Nëse ndjeheni nën presion nga e dashura juaj, braktiseni atë marrëdhënie. Martohuni vetëm sepse thellë brenda jush, ju e dini që është personi i duhur dhe koha e duhur.

4-Përfshihuni në planet e martesës
Martesa është relativisht e lehtë, por të planifikosh martesën ta shpif. Ishte kaq stresuese. Kur të martohuni, përfshihuni në planifikimet e martesës dhe thoni jo për gjithçka që kushton më shumë para se sa keni.

5-Mos e bëni!
Më duhet të jem i ndershëm me ju dhe të them që fejesa dhe martesa në të 20-tat e mia ishte një gabim i madh. U martova në moshën 24 vjeçare dhe ndjej se isha shumë i ri, si dhe humba shumë. Nëse do të mund ta bëja përsëri, do t’i thoja personit “Shiko, ti je fantastike, por le të presim sa të rritemi dhe të arrijmë të 30-tat tona”.

Të ngjashme