Kryefjala Logo

Leximi i mëndjes?Një superfuqi që e kemi të gjithë!

28 Shtator, 2021 | 11:49 am

Nuk është superfuqi, nuk është ekskluzivitet i askujt, të gjithë jemi të predispozuar për ta manifestuar. Psikologët thonë që kjo aftësi është prezente tek çdokush. Ata e përqasin hamendësimin si një çrregullim konjitiv. Është një hamendësim që nuk bazohet në të dhëna objektive, hamendësuesit nuk kanë prova që të jetë e vërtetë. Janë interpretime që shfaqen automatikisht, vështirë për tu kontrolluar dhe prodhojnë një gjendje jo komode sepse e bëjnë individin ta perceptojë botën në mënyrë disfunksionale (të gjithë tallen me mua, më fyejnë) dhe vështirësi në përshtatje. Kjo situatë është gjithçka që besojmë, janë si harta të brendshme me të cilat u japim kuptim botës dhe ndërtohen përmes përvojës së tipit: jam i lumtur, besoj se njerëzit janë të ndershëm, bota është në rrezik, njerëzit e pasur janë despotë.

Nuk janë emocionet që aktivizojnë sjelljet tona, por interpretimi që u japim atyre dhe si i perceptojmë.

Në rastin e hamendësimeve nxjerrim përfundime arbitrare dhe të shtrembëruara të asaj që jetojmë në funksion të besimeve.

Dialogu i brendshëm i një hamendësuesi.

1-Pata një përvojë…

2- Që më çoi ta besoj këtë..

3- Unë e interpretoj kështu…

4-Mendoj automatikisht (hamendësim)..

5-Ajo që ndiej…

6- Dhe sillem në këtë mënyrë.

Të ngjashme