Kryefjala Logo

Kush gënjen më mirë,mashkulli apo femra?

20 Nëntor, 2021 | 1:21 pm

Sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë. Pse?

Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… edhe për të patur marrëdhënie seksuale.

Gënjeshtrat tipike të burrave?

Unë nuk jam i martuar, apo në lidhje.

Je e para me të cilën e bëj këtë gjë.

Kurrë nuk do të të bëja të vuaje.

E shoh vetëm si shoqe.

Eshtë vetëm një kolege pune.

Do të të telefonoj nesër. Dhe nuk ju ka marrë më.

Por..

Gratë gënjejnë më mirë se burrat!

Sipas një studimi mbi tradhëtitë, gratë dinë të gënjejnë më mirë se burrat, dhe kjo sipas psikologut Manuel Alarcón Molina, i detyrohet faktit që gratë dijnë të kontrollojnë më mirë emocionet që lidhen me ndjenjat e fajit dhe pendesën.

Të ngjashme