Kryefjala Logo

Kush është gati për Paolo Fox sepse sapo ka nisur parashikimi..

2 Nëntor, 2021 | 1:54 pm

Dashi

Mund të keni probleme në dashuri, por ruani qetësinë. Në punë keni qenë të sinqertë dhe keni thënë gjithçka ashtu sic e keni menduar, por kjo mund të përbëjë rrezik ndaj duhet të keni kujdes.

Demi

Argëtohuni sa më shumë të mundeni me gjysmën tuaj me të mirë ose me dikë që pëlqeni sepse është dita juaj. Sa i përket punës, kini durim. Ndryshimet do të vijnë muajin e ardhshëm.

Binjakët

Gjërat po ecin në drejtimin e duhur sa i përket romancës që keni. Në punë, do të ketë disa gjëra interesante për ata që merren me tregti. Ndërsa Jupiteri dhe Saturni ndodhen në shenjën e binjakëve, kjo do të nxisë që të jeni sa më aktiv deri vitin e ardhshëm.

Gaforrja

Nëse po shijoni një histori dashurie, duhet të përpiqeni që situata të caktuara t’i trajtoni me pjekuri dhe seriozitet. Ndërsa në punë, duhet të mendoni më shumë dhe të jeni të qartë për qëllimet që doni të arrini.

Luani

Shmangni diskutimet e kota në lidhjen tuaj të dashurisë pasi keni ndjenja të forta dhe keni gjëra më të bukura për të folur. Në punë, merrni cdo gjë me qetësi nëse duhet të realizoni një projekt. Mund të keni dyshime për shumë gjëra, por do ia dilni.

Virgjeresha

Gjithmonë keni frikë nëse do të bëni gabime në historinë tuaj të dashurie, por lëreni veten të lirë. Kështu do të merrni surpriza shumë të bukura. Në aspektin e punës, ngrini zërin për veten tuaj. Kushdo që ka marrë një detyrë të re është i lumtur dhe ju dëshironi të bëheni pjesë e lumturisë së tyre.

Peshorja

Një lajm i mirë vjen për ju. Një histori dashurie që ka lindur së fundmi do të jetë tepër interesante. Në punë do të keni ende dyshime për shkak të çështjeve ekonomike. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje, bëjini tani sepse është koha e duhur.

Akrepi

Nëse keni probleme ose keqkuptime në romancën tuaj, gjithçka duhet ta sqaroni sot. Ndërsa në punë, gjithçka që do të ndodhë këtë periudhë do të jetë shumë e rëndësishme. Mundohuni t’i mbyllni gjërat deri në fund të vitit.

Shigjetari

Hëna sot është në anën e kundërt, ndaj mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj. Në çështje biznesi, përpiquni të mos nxitoheni. Kjo është mënyra e vetme për të trajtuar çdo gjë me kujdes dhe të gjitha projektet tuaja do të “lulëzojnë”.

Bricjapi

Mëngjesi do të nisë me vrull. Do të keni disa marrëveshje me partnerin/partneren. Duket se situata nuk do të shohë përmirësim as gjatë ditës, ndaj duhet të përpiqeni të shmangni debatet e vogla. Edhe në punë do ta keni të vështirë të mos përjetoni disa momente tensioni.

Ujori

Mëngjesi do të nisë me stres për shkak të një ngjarje që keni pasur së fundmi në historinë tuaj të dashurisë. Në punë, gjithçka është ndryshe. Po ju vijnë mundësi të reja dhe kjo do ju bëjë tepër entuziast për të ardhmen.

Peshqit

Në punë mund të keni debate të ashpra, por përpiquni të trajtoni çdo gjë me qetësi. Edhe në romancë do të ketë tension, por do ia dilni ta menaxhoni situatën. Nuk duhet të harroni që Mërkuri vijon lëvizjen dhe data 10 do të jetë kulmi për ju.

Të ngjashme