Kryefjala Logo

Kur të shkoni tek të 30-tat,hiqini këto gjëra nga dollapi

14 Shtator, 2021 | 4:39 pm

1)Streçet

Shumë të dashura dhe shumë të urryera, streçet sapo mbush 30 vjeç janë të tolerueshme me një bluze shumë të madhe. Mos i vishni jashtë shtëpisë me bluza të shkurtra pasi nuk do të lodhemi duke ju përsëritur se nuk janë pantallona.

2)Bizhuteritë

Ato që bëhen jeshile dhe lënë gjurmët në gisht, hidhini urgjent!

3)Këpucët e larta

Ka qënë një kohë në të 20-tat që keni ndjekur modën me këpucë me takë jashtëzakonisht të lartë dhe material jocilësor. Pendohuni për këtë dhe harrojini. Mund t’i hidhni!

4)Fustanet e shkurtër

Janë ato njëshe, me një copë dhe sintetike, shpesh elastike. Hiqini dhe ua lini 20-vjeçareve me pushime, njësoj siç keni bërë ju në kohën tuaj.

5)Ngjyrat neon

Duke nisur që nga këpucët deri tek aksesorët, është më mirë të hiqni tonalitetet neon nga garderoba juaj.

6)Rrethi i kokës

Detajet e princeshave duhet të kthehen në sirtar të dashura 30-vjeçare. Merrni frymë thellë dhe hidhini!

7)Xhinset e grisura

Pasi përmendëm shorts është e kotë të themi që dhe moda e xhinseve të grisura nuk është e përshtatshme për moshën 30 vjeç. Pastaj të themi që janë trendi më i keq i dy stinëve të fundit.

Të ngjashme