Kryefjala Logo

Kur ndahemi edhe trupi reagon. Lexoni dhe mësoni.

16 Tetor, 2021 | 10:24 am

Lamtumirat janë të vështira për çdo person. Emocionet rriten pakufi, dhe këto përvoja emocionale dhe stresi i shkaktuar nga ndarja mund të kenë ndikim direkt në trupin tonë.

Çfarë ndodh?

1-Shqetësim dhe probleme me stresin

Njerëzit janë të programuar të kenë nevojë për kontaktin njerëzor, dhe kur e humbin atë, ata ndjenjë dhimbje. Nevoja për kontakt është aq e nevojshme, saqë mungesa e kontaktit mund të shkaktojë shqetësime dhe stres. Studimet shkencore kanë treguar se dhimbja pas një ndarjeje e aktivizon të njëjtën pjesë të trurit e cila stimulohet edhe nga varësia e kokainës.

2-Probleme me lëkurën

Përveç faktit se gjatë depresionit njerëzit kujdesen më pak për vetveten, edhe shëndeti i lëkurës fillon të keqësohet për shkak të hormoneve të stresit. Kjo mund të shpie në akne, por edhe në rënie të flokëve.

3-Dhimbje në gjoks

Studimet tregojnë se pas një ndarjeje njerëzit marrin sinjale nervore të cilat ndërlidhen me dhimbje aktuale fizike. P.sh. këto sinjale dërgohen kur një person digjet. Kur dhimbja është në trurin tonë, këto sinjale rikthehet në mos komoditet të jashtëzakonshëm: në këtë rast, shkaktohet dhimbje e gjoksit apo dhimbje e kokës.

Të ngjashme