Kryefjala Logo

Kur jeni në shtrat me partnerin,sigurohuni të mos ja thoni kurrë këto katër fjali

25 Shtator, 2021 | 10:59 am

• Të përmendësh ish-in

Nuk duhet të thuash kurrë: “Ish-i im e pëlqente shumë këtë”. Nuk i intereson kujt se çfarë pëlqente ish-i yt. Ai ose ajo ka mundësi të ketë pasur një shije seksuale krejt tjetër. Të gjithë duam të mendojmë se partneri na mendon vetëm ne në ato momente dhe jo ish-in. Të flasësh me nota pozitive për ish-partnerin është diçka shumë e gabuar.

• Jo ashtu!

Së bashku me “Çfarë po bën?”, fraza “Jo ashtu!” është shumë e dëmshme për teknikën dhe saboton sesionin seksual. Sigurisht që partnerit duhet t’i thuash se çfarë dëshiron, por çdo gjë ka kohën e vet dhe mënyrën e vet.

• Surprizë!

Ka surpriza të mira (pas një të hëne të mërzitshme gjen tavolinën e shtruar, me qirinj dhe gota shampanje), por ka edhe nga ato surpriza që duhen diskutuar më parë me partnerin. Për shembull, lodra seksi ekstreme apo vajtja në një klub nate me striptiste ndoshta nuk do të priten mirë.

• A është brenda?

Nuk duhet thënë në asnjë mënyrë, pasi kjo pyetje nënkupton se përmasat e tij nuk janë të mëdha. Kjo është fraza që e shkatërron krejtësisht vetëbesimin e mashkullit dhe e shkatërron në mënyrë të menjëhershme. Kjo, pasi më shumë se 90% e meshkujve shqetësohen për madhësinë e organit të tyre seksual.

Të ngjashme