Kryefjala Logo

Kur duhet të kryeni marrëdhënie për herë të parë, që lidhja të zgjasë?

6 Dhjetor, 2021 | 11:22 am

Një nga arsyet pse është kaq e vështirë të përcaktohet koha më e mirë për të bërë seks është se nuk ka pasur ndonjë studim për të trajtuar këtë pyetje specifike. Përgjigja është e komplikuar, sepse në fakt kjo varet nga partnerët.

Megjithatë e përgjithshmja është se ky çast duhet të jetë disa muaj pas takimit të parë. Pak studime kanë marrë në shqyrtim shëndetin e një marrëdhënie në këtë aspekt.

Profesorja e komunikimit në “Illinois State University” Sandra Metts ka kryer një studim për të gjetur nëse ka një lidhje emocionale mes thënies “të dua” para seksit dhe marrëdhënies.

Vëzhgimi vërtetoi se mes 300 meshkujve që u morën në studim kjo funksionoi vërtet. Edhe pse nuk është një tregues i qartë për kohën e saktë kur duhet të bëni seks, ky studim tregoi se njohja me personin, duke ndarë një puthje të parë dhe pastaj shprehje të tilla të angazhimit si fjala të dua janë shumë të rëndësishme. “Lidhja emocionale është një nga elementet kryesore të çdo marrëdhënie”, – tha Toni Coleman, një psikoterapist nga Washington, DC, për “Business Insider”. Barton Goldsmith, një psikoterapist nga Kalifornia, thotë se: “gjëja më e rëndësishme është që të bien të dy dakord”. Pra, me fjalë të tjera, është më mirë të prisni derisa ta njihni njëritjetrin, por, kur bëhet fjalë për sa kohë ju prisni, kjo varet vetëm prej jush. Tre janë opisionet: ose të prisni sa më gjatë të jetë e mundur për të njohur njëri­tjetrin, ose të prisni disa muaj, ose qoftë edhe disa javë. Nuk është e rëndësishme se sa e gjatë është kjo kohë, por fakti që duhet t’i jepni kohë njëri­tjetrit për t’u njohur sa më mirë, në mënyrë që të mos bëni ndonjë veprim të gabuar.

Të ngjashme