Kryefjala Logo

Kur burrat dëgjojnë gratë,e dini si shkon martesa?

18 Shtator, 2021 | 5:26 pm

Sipas një studimi që ka pasur nën vëzhgim 130 çifte të reja, ka zbuluar se burrat që i lejojnë gratë e tyre të kenë influencë tek ta, kanë martesa më të lumtura dhe kanë më pak gjasa që të divorcohen.

Studimi i kryer nga Dr. John Gottman, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova, thotë se e njëjta premisë vlen edhe për çiftet e të njëjtit seks.

Ai thotë se burrat zakonisht i rezistojnë influencës së grave të tyre, pa e kuptuar fare.

Doktori thotë se është aftësi e jashtëzakonshme e burrave, kur i kuptojnë gratë e tyre dhe u kushtojnë vëmendje për çdo ditë.

Të ngjashme