Kujdes!Mos i lani më rrobat në 30 gradë.Ju shpjegojmë çfarë rrezikoni

– Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli.

Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet. Sipas saj, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek mbathjet e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.

Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”.

Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët  apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharje, dhe më pas të prekni pa qëllim gojën tuaj me ato duar.

Prandaj, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështu do të jeni më të sigurtë.

Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:

Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.

Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.

Rregullisht pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi.

Pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni tërësisht duart tuaja.

Previous articlePse shkojnë njerëzit drejt martesës?Është vërtet kaq e rëndësishme
Next articleNëse partneri juaj nuk i bën këto gjëra, a është vërtet shoku juaj më i mirë?